Aktualitet

Erdogan iu kërkon turqve të bojkotojnë produktet franceze

               Publikuar në : 17:48 - 26/10/20 ro ot

Gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të hënë në Ankara, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj muslimanëve dhe Islamit.

Lideri turk iu ka bërë thirrje qytetarëve turq që të refuzojnë blerjen e mallrave franceze. Kjo vjen pasi një mësues u vra për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed.

Samuel Paty iu pre koka në 16 tetor nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov. “Franca nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”, tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave.

Macron bëri thirrje për një luftë kundër separatizmit islamik, për të cilin ai tha se kërcënonte të merrte kontrollin e disa komuniteteve muslimane në të gjithë Francën.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back