Globi

Erdogan i kërcënoi me veto për anëtarësimin në NATO, reagojnë Suedia dhe Finlanda

Shkruar nga Liberale
Erdogan i kërcënoi me veto për anëtarësimin në

Suedia dhe Finlanda kanë reaguar pas deklaratës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i kërcënoi me vendosjen e vetos për bllokimin e anëtarësimit të  tyre në NATO.

Agresioni i Rusisë në Ukrainë bëri që Finlanda dhe Suedia të rishqyrtojnë traditat e tyre të mosangazhimit ushtarak. Opinioni publik në të dy vendet filloi të zhvendosej shpejt drejt favorizimit të anëtarësimit në NATO pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës kanë thënë se shpresojnë të takohen me homologun e tyre turk në Berlin, në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s.

“Ne do të kemi mundësi të diskutojmë rreth aplikimit të mundshëm në NATO”, tha Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde.

Ajo nënvizoi se qeveria turke nuk e ka dhënë drejtpërdrejt këtë lloj mesazhi, raporton Los Angeles Times.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto beson se do të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë fundjavës për të “vazhduar debatin brenda vendit”.

Ditën e djeshme, Erdogan tha se për Turqinë është e pamundur që të mbështesë planin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë pjesë e NATO-s duke thënë se vendet skandinave janë “shtëpi e shumë organizatave terroriste”.

Ai tha gjithashtu se nuk donte të përsëriste "gabimin" e kaluar të Turqisë që kur ajo ra dakord të ripranonte Greqinë në krahun ushtarak të NATO-s në vitin 1980. Ai pretendoi se veprimi i kishte lejuar Greqisë "të mbante një qëndrim kundër Turqisë" me mbështetjen e NATO-s.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH