Globi

Erdogan: Është e qartë se lufta do të zgjasë shumë

Shkruar nga Liberale
Erdogan: Është e qartë se lufta do të zgjasë shumë

“Është shumë e qartë se lufta do të zgjasë shumë dhe për të siguruar që lufta të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ne do të donim të ndihmonim”.

Kështu tha Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan në një intervistë për transmetuesin amerikan PBS, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

“Presidenti rus Vladimir Putin në fakt është në anën e përfundimit të kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur… kështu tha ai dhe unë i besoj komentet e tij”, u shpreh Presidenti turk.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH