Globi

Erdogan "braktis" Putinin, dënon aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase

Shkruar nga Liberale
Erdogan "braktis" Putinin, dënon aneksimin e paligjshëm

Turqia i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar në dënimin e përpjekjes së Rusisë për të aneksuar në mënyrë të paligjshme katër rajone ukrainase.

Ministria e Jashtme e Turqisë më 1 tetor tha se veprimet ruse përbëjnë “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se Ankaraja po ashtu refuzon të njohë aneksimin e paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia më 2014.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës po vazhdon të rritet. Ne mbështesim një zgjidhje të bazuar në paqe që mund të arrihet përmes negociatave”, u tha në deklaratën e Turqisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator nënshkroi dokumentet për zyrtarizmin e përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, territore të pushtuara nga forcat ruse.

Më herët, Moska mbajti referendume të rreme në këto katër rajone, votime që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH