Aktualitet

Erdhi nga Spanja pa zemër, e motra tregon historinë tronditëse

Shkruar nga Liberale
Erdhi nga Spanja pa zemër, e motra tregon historinë tronditëse

Mjekësia Ligjore shqiptare ka deklaruar se nuk mund të arrijë në përfundim për shkakun e vdekjes së Saimir Sulës, i cili erdhi nga Spanja pa zemër, pasi i mungon pikërisht ky organ.

“Në mungesë të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm, nuk mund të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore”, shprehen mjekoligjorët.

Sula ndërroi jetë në një spital të Barcelonës, ku iu bë autopsia, por edhe aty autopsia nuk dha përgjigje përfundimtare. Në Tiranë, nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime.

Motra e 33-vjeçarit shqiptar, në një intervistë për Report Tv, ka treguar historinë tronditëse të vëllait të saj.

"Ne jetonim në Barcelonë, vëllai një pasdite kishte temperaturë vetëm 38 gradë.  Hyri në spital vetëm për testin COVID e doli negativ! Dhe nuk kaluan 24 orë, hyri në 11 të darkës dhe në orën 2 unë u paraqita. Më telefonoi dhe më tha hajde më merr se këtu po më vrasin. Unë dola negativ por po më vrasin.  Unë u paraqita dhe më thanë se për pak sekonda u pushoi zemra. Vëllai nuk kishte probleme me zemrën.  Në ata moment unë fillova të dyshoj dhye kërkova kartelën klinike.  Absolutisht nuk e dija që mungonte zemra.  Nuk është e shkruar në asnjë vend që mungon zemra.  U bë një autopsi nga shteti spanjoll. Kur sollën trupin në Shqipëri ne morëm informacione se si të bëjmë një autopsi tjetër në Shqipëri. Bëmë një kërkesë për të bërë autopsinë. Në dyshonim se kishte ndërruar jetë për arsye neglizhencë.  Ne sinqerisht dyshojmë pasi vdiq pa mbushur 24 orë.  Nga autopsia në Shqipëria u konstatua se ishte mungesë organesh dhe nuk gjenin dot arsyen e zemrës Autoritetet këtu na kanë dhënë një kopje dhe ende nuk e kam çuar në Barcelonë", tha Majlinda Sula.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH