Aktualitet

"Erdhëm me plan", Lajçaku ia bën të qartë Albin Kurtit: Pa Asociacion, nuk ka integrim

Shkruar nga Liberale
"Erdhëm me plan", Lajçaku ia bën të qartë

Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak.

Lajçaku ka theksuar se planin do ta diskutojnë më vonë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiqin. Nuk do të japë detaje”, ka thënë Lajçak.

Lajçak foli edhe për diskutimet që kishin me Kurtin.

“Patëm një diskutim të thellë dhe substancial me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për atë se si duhet të avancohen marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë dhe për të bërë progres në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. Ne dëgjuam me vëmendje pikëpamjet e kryeministrit Kurti dhe po ashtu dhe shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH