Showbiz

Eni Çobani tregon pabesinë e personit të afërt: Fjeta një muaj në zyrë nga tronditja

Shkruar nga Liberale
Eni Çobani tregon pabesinë e personit të afërt: Fjeta

Juristja Eni Çobani, e ftuar në "Aldo Morning Show" ka rrëfyer për një pabesi që i ka ndodhur.

Ajo tha se, shumë njerëz e dinë këtë që i ka ndodhur, por askush nuk e di që, Eni ka fjetur rreth një muaj e gjysmë në zyrë, pasi ishte tronditur shumë.

“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr. Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi. Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë", tha Eni Çobani.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH