Sport

Ëndrra e ndërprerë e një futbollisti, Duka ngushëllon familjen e 18-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

Anri Kashiku,18-vjeç humb sot jetën në Durrës duke u mbytur në det, në përpjekje heroike për të ndihmuar vëllain dhe një tjetër adoleshent që rrezikuan të mbyteshin.

Ai ishte futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017, në Durrës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka shprehur ngushëllime familjes së 18-vjeçit, i cili u nda tragjikisht nga jeta, ngjarje që preku mbarë opinionin publik shqiptar.

“I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjarje të rëndë”, tha Duka.

“Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017”.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!”

“Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!”, ishte mesazhi i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH