Aktualitet

Ende s’dihet nëse Murataj është grabitësi i vrarë! Ç’kërkon Gjykata

               Publikuar në : 11:24 - 16/04/19 Liberale

Gjykata për Krime të Rënda i ka dhënë kohë vetëm 2 javë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, i cili u tha se ishte viktima e grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit ku u vodhën 6.5 milionë euro.

Në seancën e sotme, Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

Admir Murataj u tha se mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së 6.5 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Familjarët thanë se grabitësi i vrarë ishte Admir Murataj, por mesa duket asgjë nuk është vërtetuar deri më tani./ Gazeta Liberale

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *