Tre drejtorë brenda një muaji kanë dhënë dorëheqjen në Kadastrën e Vlorës. I pari që dha dorëheqjen është Florian Alimadhi i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj, por edhe ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë.
Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila dha dorëheqjen ditën e djeshme.
Ndërsa sipas News 24, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme me urdhër nga Tirana është komanduar në postin e drejtorit të Kadastrës nëndrejtori, Taulant Canameti. /Gazeta Liberale