Mëngjesin e kësaj të premteje një shqiptar ka humbur jetën nga një aksident në Itali. Mediat vendase, raportojnë se viktima është shtetasi Redian Abllanica, me banim në Rossano Veneto (Vicenza).
Ai ishte duke lëvizur me një motor të tipit “Skuter”, në një kryqëzim rrugësh në komunën Loria, ndërsa ka humbur kontrollin e skuterit dhe ka përfunduar jashtë rruge.
35-vjeçari ka marrë lëndime të shumta, duke gjetur vdekjen në vend.
Policia dyshon se shkaku i aksidentit është shpejtësia e lartë me të cilën 35-vjeçari shqiptar po udhëtonte./Gazeta Liberale