Aktualitet

Emri/ U kap me 140 doza kanabis dhe municione luftarake, arrestohet 19-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Emri/ U kap me 140 doza kanabis dhe municione luftarake, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Doses 2″, psi ka sekuestruar rreth 140 doza me lëndë narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

Në pranga ka përfunduar 19-vjeçari, Brian Karameta të cilit iu gjetën sendet e paligjshme pas konrollit fizik dhe atij në banesë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu pasi siguronte kanabis në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses 2″, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Sekuestrohen rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Doses 2”, për kapjen e tij.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Karl Gega”, u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH