Aktualitet

Emri/ U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Emri/ U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm,

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34 vjeçar, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, drejt Veriut me destinacion final vendet e BE-së.

Mësohet se, bëhet fjalë për shtetasin Sokol Ponari, i cili është kapur në rrugën "Princ Vidi" në kryeqytet duke transportuar me një automjet 5 emigrantë.

34 vjeçari u kishte premtuar atyre se, kundrejt shpërblimit monetar do bënte transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare.

Teksa 5 emigranët e paligjshëm u vunë nën hetim veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", mësohet se, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH