Aktualitet

Emri/ U gjet i pajetë pranë lokalit të tij, viktima me plagë në trup

Shkruar nga Liberale
Emri/ U gjet i pajetë pranë lokalit të tij, viktima me plagë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në fshatin Mborje të Korçës, ku një person u gjet i pajetë. Mësohet se emri i tij është Flamur Duci, rreth moshë 45-vjeç. Ai u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij nga banorët e tjerë të fshatit.

Sipas hetimeve të para viktimës i është gjetur plagë në trup dhe dyshohet se i është shkaktuar nga  një mjet prerës. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH