Aktualitet

Emri/ U gjet i pajetë afër banesës, policia: Dyshohet se e kanë vrarë

Shkruar nga Liberale
Emri/ U gjet i pajetë afër banesës, policia: Dyshohet se e

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 34 vjeçar u gjet i pajetë në rrugë.

I riu është identifikuar si Kreshnik Dashaj, ndërsa në njoftimin paraprak policia tha se dyshohej se aji mund të kishte vdekur nga zemra, pasi kishte pasur probleme kardiake.

Trupi është dërguar për ekspertizë në morgun e qytetit dhe është zbuluar se i riu kishte shenja gjaku në kokë dhe në shpatull.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH