Aktualitet

Emri/ U ekzekutua në prani të gruas, identifikohet viktima në Fier

Shkruar nga Liberale
Emri/ U ekzekutua në prani të gruas, identifikohet viktima në

Identifikohet personi që u gjet i vrarë me armë zjarri sot në Sheq të Madh në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, ndërsa mësohet se viktima, Ahmet Toska ka qenë me gruan e tij, duke dalë nga banesa, ndërsa në rrethana të paqarta është vrarë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH