Aktualitet

Emri/ Tragjedi në Has, 35-vjeçari hidhet nga kamioni

Shkruar nga Liberale
Emri/ Tragjedi në Has, 35-vjeçari hidhet nga kamioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Has, ku një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga dera e kamionit.

“Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH