Aktualitet

Emri/ Thirrja publike e gazetarit për ndihmë: 27 vjeçarja e aksidentuar në Shkodër ka nevojë urgjente për gjak në spital

Shkruar nga Liberale
Emri/ Thirrja publike e gazetarit për ndihmë: 27 vjeçarja e

Vajza e aksidentuar sot në Shkodër po lufton me jetën dhe ka nevojë për ndihmë. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha se 27 vjeçarja Erisa Gucija ka nevojë për gjak i grupit A negativ dhe zero negativ në spitalin e Shkodrës.

Postimi i Artan Hoxhës:

URGJENTE !!!!

Kerkohet gjak i grupit A NEGATIV dhe ZERO NEGATIV ne SPITALIN RAJONAL SHKODER.

Jeta e vajzes 27 vjeçe, ERISA GUCIJA, eshte në rrezik serioz dhe ka nevoje emergjente per gjak.

Vajza eshte demtuar gjate aksidentit te rende qe ndodhi sot pasdite, në Shkodër.

U deshen më shume se, 3 ore perpjekje, nga sherbimi zjarrfikes dhe nga Policia e Shtetit, per ta nxjerre trupin e vajzes nga brenda mjetit ku ishte bllokuar gjate aksidentit.

Stafi i mjekeve te spitalit te Shkodres, po ben te gjitha perpjekjet, për të shpëtuar jetën e vajzës së aksidentuar.

I behet apel çdo qytetari qe ndodhet në zonen e Shkodres dhe ka kete grup gjaku, te ndihmoje per te shpetuar jeten e nje vajze te re, e cila po lufton me vdekjen’, shkroi Artan Hoxha.

Detaje nga aksidenti

Policia njofton se shoferja 27-vjeçare me iniciale E.G. ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe si pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjerët në automjet, konkretisht 21-vjeçarja me iniciale A.D. dhe 21-vjeçarja me iniciale B.G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen të të plagosurave, të cilat janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH