Aktualitet

Emri/ Tentoi të vriste Lul Berishën, dënohet me 24 vite burg kosovari

Shkruar nga Liberale
Emri/ Tentoi të vriste Lul Berishën, dënohet me 24 vite burg

Atentatori i Lul Berishës në vitin 2005, Ahmet Ajeti është dënuar me 24 vite burg për tentativë vrasje por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 16 vite.

Mësohet se çështja e Ahmet Ajetit ishte transferuar nga GJKKO për kompetencë të Gjykatës së Durrësit e cila sot ka dhënë vendimin,

Ajeti tentoi 30 gushtin e 2005 të vrasë ish- kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën në bashkëpunim me Osman Korpuzin.

Dyshohet se atentati u porosit nga Endrit Dokle dhe Adriatik (Dritan) Coli por Ahmet Ajeti e ka mohuar gjithmonë të jetë autor, madje thotë se ditën e ngjarjes është vetplagosur me qëllim që mos kryejë vrasje pasi kishte shkuar në Durrës për punë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH