Aktualitet

Emri/ Shqiptari në Britani dënohet 10 vjet burg, zbulohet arsyeja

               Publikuar në : 19:52 - 10/06/21 liberale

Një shqiptar është burgosur 10 vjet, pasi u kap me një sasi kokaine prej 1.1 milion paund. Këtë sasi droge, kokainë e pastër, burri e kishte fshehur nën krevatin e fëmijëve. Mediat britanike shkruajnë se përgjegjës për kokainën ishte Muhamet Qosja, 29 vjeç.

Qosja, me origjinë nga Elbasani, më 2020 tentoi të arratisej, teksa forcat policore bën të mundur ndalimin në Melbourne, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjendën 23 000 paundë, të fshehura në kroskotin e makinës.

Kërkimet vazhduan më tej në shtëpinë e tij, në rrugën e Shën Valentit, të cilat çuan në zbulimin e një arme pa leje me 20 fishekë dhe pesë qese një kilogramësh me kokainë, të fshehura në djepin e një fëmije.

Kërkimet e mëtejshme zbuluan sërish drogë të fshehur, por edhe një armë, që Qosja e mbante pa leje. Ndërsa, gjashtë kilogram të tjera kokaine dhe drogë u gjetën në çantën e rrobave. Droga do të vlerësohej me shifrën prej 1.1 milionë paundësh nëse do të shitej në tregje.

Qosja u tha oficerëve se ai kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme që kur mbërriti nga Shqipëria në vitin 2014. Ai shtoi se ka kërkuar punë si “shpërndarës droge”, për shkak se ai e dinte, se “paguhej mirë”.

Sot, më datë 10 qershor 2021, Muhamet Qosja u dënua me 10 vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për “armëmbajtje pa leje”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back