Aktualitet

Emri/ Shkarkohet kreu i Doganave, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga Liberale
Emri/ Shkarkohet kreu i Doganave, ja kush e zëvendëson

Ditën e sotme është shkarkuar Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj i cili është zëvendësuar nga Gjon Bardhi.

Report Tv njofton se ai u shkarkua për rezultate të dobta. Kujtojmë se gjatë një aksioni të dy ditëve më parë në Dogaën e Tiranës u shoqëruan 7 punonjës.

Forca të shumta të policisë kanë bërë kontroll blic të imtësishëm në këtë institucion, ku mësohet se janë kontrolluar 67 kamionë, 23 magazina, 107 automjete dhe 267 persona.

Po ashtu u sekuestrua një pistoletë si dhe disa vula të falsifikuara.

Operacioni u bë në kuadër të planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve dhe aeroportit dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH