Aktualitet

Emri/ Shiste ilaçe kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Shiste ilaçe kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e Poicisë, pasi tregtonte medikamente mjekësore kontrabandë. I arrestuar është shtetasi i idnetifikuar si Ilirjan Merkuri. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë një grua, me inicialet M. G., 47 vjeçe, e cila blinte ilaçet tek personi në fjalë.

"Këta persona u kapën në flagrancë në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që shtetasja M. G. po i blinte një sasi medikamentesh shtetasit Ilirjan Merkuri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Merkurit, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore", thuhet në njoftim.

Po ashtu janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH