Aktualitet

Emri/ Rikonfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda

Shkruar nga Liberale
Emri/ Rikonfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj ka kaluar sot vettingun.

Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit, trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Kush është Sonila Muhametaj?

Sonila Muhametaj ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.

Në vitin 2014, ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2015 u dekretua nga Presidenti si prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “Shullazi”. Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH