Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 50 vjeçar ka humbur jetën, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi Edmond Kapo, 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.
Mësohet, se grupi hetimor po vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.