Aktualitet

EMRI/ Qeveria shkarkon nga detyra zyrtarin e lartë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Qeveria shkarkon nga detyra zyrtarin e lartë

Është shkarkuar nga detyra ditën e somte drejtori i Drejtorisë së Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

Hoxha është shkarkuar nga Këshilli i Ministrave, me kërkesë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa disa ditë më parë u raportua se Hoxha do të merrte postin e kreut të IKMT-së, pas shkarkimit të Agim Ismailit.

Shkarkimi i Agim Ismailajt ka si motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare në krye te IKMT.

Agim Ismailaj është drejtori më jetëshkurtër i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit gjatë qeverisjes Rama. Ai erdhi në këtë post në mars të këtij viti, si pasuesi i Dallëndyshe Bicit.

Njoftimi i qeverisë për lirimin nga detyra të Ervin Hoxhës:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM  TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të   ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ervin Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH