Aktualitet

Emri/ Qëllohet me dy plumba brenda makinës lezhjani

               Publikuar në : 09:34 - 01/12/20 liberale

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kodër të fshatit Balldre, në Lezhë.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur me dy plumba shtetasi Hilë Gjini.

Burimi paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Gj.Gj., banor i fshatit Balldre.

Sipas banorëve, Hila sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me një bashkëfshatar të tij, i cili e ka qëlluar me dy plumba.

Gjatë gjithë kohës, Hilë Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten, derisa ka mbërritur policia dhe autoambulanca. I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back