Aktualitet

Emri/ Prostituonte vajza shqiptare dhe rumune në Itali, arrestohet në Rinas 38-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Emri/ Prostituonte vajza shqiptare dhe rumune në Itali, arrestohet në

Një 38-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej nga shteti italian pasi ishte dënuar me 8 vite burg, është arrestuar sot në Rinas.

Sipas policisë, bëhet fjalë për vlonjatin Dritan Hyka (Asimaj), i cili akuzohet përveç së tjerash akuzohet për trafik droge dhe prostitucion.

"Pas verifikimeve të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë", thuhet në njoftim.

Sipas policisë, gjatë vitit 2012, ky shtetas ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali.

"Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë. Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet. Në vijim të veprimeve, shtetasi Dritan Hyka (Asimaj) u arrestua me qëllim esktradimin drejt Italisë".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH