Aktualitet

Emri/ Policia identifikon dhe ndalon personin që hodhi lëndët plasëse

Shkruar nga Liberale
Emri/ Policia identifikon dhe ndalon personin që hodhi lëndët

Policia e Shtetit thotë se ka indentifikuar personin i cili  hodhi shashka mes turmës gjatë protestës së sotme.

Në njoftimin e policisë thuhet se ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën. Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma. Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë”, deklaron Policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH