Kronikë

EMRI/ Plagoset rëndë pas sherrit në një lokal në Elbasan, tre vite më parë i bënë atentat

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Plagoset rëndë pas sherrit në një lokal në

Një i plagosur rëndë pas një sherri në një lokal të Elbasanit, në rrethana ende të paqarta.

Gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota qelqi. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu.

Raportohet se i plagosuri nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.

Ai u plagos në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH