Aktualitet

Emri/ Pjesë e grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptarja

Shkruar nga Liberale
Emri/ Pjesë e grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptarja

Një aksion i gjerë i policisë së Katanias, ka çuar në pranga 22 persona, ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar për 23 persona.

Hetimet e nisura në vitin 2017 dhe të mbyllura së fundmi, përfshirë edhe deklaratat e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë, kanë lejuar të mbledhin prova në lidhje me ekzistencën e grupit me qëllime kriminale drejtuar nga Sebastiano Mario Di Stefano.

Megjithëse ishte vendosur në arrest shtëpiak, ai kishte zgjeruar tregtinë e drogës para shtëpisë së tij që ndodhet në qendrën historike të Adrano.

Di Stefano e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë logjistike të organizatës dhe vendin e mbajtjes jo vetëm të drogës por edhe të të ardhurave të paligjshme dhe të armëve. Më 24 maj të vitit 2018, policia i gjeti një armë si dhe një 1 kg marijuanë dhe 30 gram kokainë.

Gjatë hetimeve, u zbulua se vetë Di Stefano e quante veten “mbreti i marihuanës”, nga edhe mori emrin operacioni. Bazuar në shitjet dhe dërgesat e regjistruara, vlerësohej që sheshi i dyqaneve kishte një qarkullim prej rreth 1000 euro në ditë. Midis të arrestuarve shumica italianë, është edhe një shqiptare, Kristina Karaj 22-vjeçe, me banim në Adrano.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH