Aktualitet

Emri/ Ndërron jetë një nga të plagosurit në Durrës

               Publikuar në : 21:29 - 18/09/20 liberale

Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Durrës, ku mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se ka ndërruar jetë Armando Baboçi 39 vjeç, i cili kishte plagë të rënda në bark, e ndërsa djali i tij Erald Gjini (ka ndërruar mbiemrin) 19 vjeç ka mbetur i plagosur.

Sipas Abc News, pas sherrit, babë e bir janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, por personat me të cilët u përplasën i kanë ndjekur nga pas dhe njëri prej tyre i ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur. Ata u qëlluan pas sherrit me familjen Tatozi.

Më herët policia njoftoi se janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back