Aktualitet

Emri/ Ndalohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative, ja akuzat

Shkruar nga Liberale
Emri/ Ndalohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative, ja akuzat

Ish-sekretarja gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, Edlira Shehu është ndaluar sot nga policia pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

“Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë”, thane blute.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”, njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH