Aktualitet

Emri/ Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet i riu në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Emri/ Mbante kallashnikov pa leje, arrestohet i riu në Gjirokastër

Një 25 vjeçar është arrestuar, pasi mbante armë zjarri pa leje. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin, Albion Llakatura, banues në Lazarat të Gjirokastër.

“Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sopoti”, si rezultat i të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

“Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, thuhet më tej në njoftim. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH