Aktualitet

Emri/ Makina shkatërrohet pas përplasjes me pemën, ndërron jetë emigranti shqiptar

Shkruar nga Liberale
Emri/ Makina shkatërrohet pas përplasjes me pemën, ndërron

Një 43 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pas një aksidenti me makinë. Ngjarja ndodhi në ishullin e Lesvos.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Erzen Mazelli, automjeti i të cilit ka dalë nga rruga prej shpejtësisë së madhe. Më pas makina e drejtuar prej tij është përplasur në një pemë në zonën Polihnitou të ishullit, pranë aeroportit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43 vjeçarit nga makina.  Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, saqë makina është shtypur ndëtrsa trupi i shqiptarit ka mbetur brenda dhe është dashur për t’i ardhur në ndihmë ndërhyrja e shtejtë.

Por përpjekja ka rezultuar e kotë. Ai është çuar në fillim në qendrën shëndetësore të ishullit e më pas spitalin e Mitilinit për proçedurat e mjekësisë ligjore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH