Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, në Korçë, ku si paosjë ka humbur jetën një 72 vjeçare.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se, këmbësorja Milkë Kroza është përplasur nga një makinë, që si pasojë i ka marrë jetën.
“Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale“, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.