Aktualitet

Emri/ Kush është mashtruesja shqiptare që i mori 16 mijë euro të riut nga Kosova

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kush është mashtruesja shqiptare që i mori 16 mijë

Policia ka arrestuar 30-vjeçaren, Veriana Gega, vajzën nga Berati që përvetësonte para nëpërmjet mashtrimit.

“Kjo shtetase dyshohet se me anë të mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, ka përfituar shumën 16000 euro nga një shtetas kosovar, me pretendimin se do t’i kryente atij, procedurat për pajisjen me pasaportë shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Sipas policisë, e reja me inicialet V.G., banuese në Berat akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë që, sipas policisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të shtetases V. G.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH