Aktualitet

Emri/ Kush është e moshuara që humbi sot jetën nga zjarri në Durrës

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kush është e moshuara që humbi sot jetën nga zjarri

E moshuara e cila humbi jetën sot në mëngjes nga zjarri në banesën e saj në Durrës është shtetasja Dashurie Koçi.

Ajo vdiq nga asfiksia teksa shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike tek prizat e kuzhinës që bëri të shpërthejnë flakët në gjithë kuzhinën.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.“, njoftoi policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH