Aktualitet

Emri/ Kultivonte kanabis, gjykata dënon me 3 vite burg 50-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kultivonte kanabis, gjykata dënon me 3 vite burg 50-vjeçarin

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 3 vite burg 50-vjeçarin, Abedin Ogiçi nga fshati Vergo i Delvinës pasi akuzohet për “kultivim i bimëve narkotike”.

Dënimi është dhënë nga Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, i cili e ka deklaruar fajtor Ogiçin.

Ky i fundit u arrestua në 14 korrik të vitit 2021 nga policia e Delvinës, pasi në banesë i’u gjetën të kultivuara në kubikë, fidanë “cannabis sativa”.

Në Gjykatën e Sarandës, ndërkohë po vazhdon një tjetër proces për Abedin Ogicin për një tjetër vepër penale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH