Aktualitet

Emri/ Kapet në Itali hajduti shqiptar

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kapet në Itali hajduti shqiptar

Policia italiane ka arrestuar në Sant’Agnello 24 vjeçarin shqiptar Orjal Meçaj dhe Miloud Tahiri, një marokenë 37-vjeçar, të dy me precedentë të mëparshëm.

Policia i vëzhgoi ata teksa përpiqeshin të grabisnin një biçikletë elektrike të lidhur me zinxhirë pranë një pike postare.

Me një kaçavidë, ata kishin hequr tabelat e shtyllës ku ishte lidhur biçikleta dhe përpiqeshin ta nxirrnin, por u vunë re. Por tashmë ata janë arrestuar dhe pritet të dalin përpara gjykatës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH