Aktualitet

Emri/ Kapet anëtari i grupit kriminal që shkëmbeu zjarr me policinë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kapet anëtari i grupit kriminal që shkëmbeu zjarr me
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale, pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri me trafikantëve.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me emrin, Enrik Skënderi.

27 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”

Njoftimi i policisë:

Policia ekzekuton urdhrin e ndalimit ndaj 27 vjeçarit nga Lazarati për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të Urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH