Aktualitet

Emri/ Kaloi me semafor të kuq dhe përplasi gruan për vdekje, arrestohet shoferi 23-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kaloi me semafor të kuq dhe përplasi gruan për vdekje,

Ka rënë në pranga shoferi që përplasi për vdekje një grua në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ të kryeqytetit.

Policia ka bërë të ditur se 23-vjeçari Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe ka përplasur 55-vjeçaren, e cila po kalonte në vijat e bardha.

Pas përplasjes autori i ngjarjes është larguar nga vendi ngjarjes. Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.

Fillimisht 55-vjeçarja mori plagë të rënda, por humbi jetën në spital. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH