Aktualitet

Emri/ Ishte dënuar me burg, 31 vjeçari arrestohet në Portin e Vlorës

Shkruar nga Liberale
Emri/ Ishte dënuar me burg, 31 vjeçari arrestohet në Portin e

Një 31 vjeçar është arrestuar në Portin e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Tropojës.

Sipas policisë, shtetasi Amarildo Gecaj është arrestuar në pikën e kalimit kufitar për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 “Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Amarildo Gecaj, 31 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 06.06.2022, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë, veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH