Aktualitet

EMRI/ Ishte dënuar me 4 vite burg për përdhunim, pas daljes 27-vjeçari ngacmon seksualisht të renë në ambjentet e punës së saj (bie sërish në pranga)

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Ishte dënuar me 4 vite burg për përdhunim, pas daljes

Një 27 vjeçar është vënë në pranga në kryeqytet pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re, në ambientet e punës së saj.

Policia bën me dije se Marash Gjoklaj, rezulton i dënuar më parë me 4 vjet burg për përdhunim, aktualisht i liruar me kusht.

“I arrestuari, i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH