Aktualitet

Emri/ Identifikohet 22-vjeçari i mbytur në lumin Mat

Shkruar nga Liberale
Emri/ Identifikohet 22-vjeçari i mbytur në lumin Mat

Një 22-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin e Matit në afërsi të Urës së Zogut.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë.

Sipas informacioneve, i riu po lahej në lumë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i mbytjes.

Sipas burimeve, ai ka qenë me dy shokë të tij, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë tre të rinj duke zënë peshk. 24 vjeçari është futur për tu larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit, e kanë parë për disa minuta shokët dhe më pas u ka humbur.

Burime të sigurta bëjnë me dije se djali është Valentin Nikolli nga Fushë Miloti 22-vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH