Aktualitet

Emri/ I vuri flakën makinave në Elbasan. Kishte djegur 6 të tjera

               Publikuar në : 12:30 - 16/04/19 Liberale

Policia e Elbasanit ka arrestuar personin i cili dyshohet të ketë djegur dy makina gjatë orëve të para të mëngjesit në këtë qytet. I arrestuari është shtetasi me iniciale M.T, 38 vjeç.

Ky person dyshohet se ka djegur edhe 6 makina të tjera.

Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet.

Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës”, – thuhet në njofimin e policisë./ Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *