Aktualitet

Emri i stadiumit, 'mollë sherri"/ Braçe: Nuk e meritoni Qemal Stafën

Shkruar nga Liberale
Emri i stadiumit, 'mollë sherri"/ Braçe: Nuk e meritoni

Zv/ kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar pas fjalëve të kreut të Federatës Shqiptare, Armand Duka, i cili thumboi duke thënë se stadiumit mund t'i vinin edhe emrin e Braçes, nëse paguante 650 mijë euro.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Duka ngre në kult vlerën e parave, duke harruar vlerat, duke e mbyllur me fjalët "ju nuk e meritoni Qemal Stafën".

Në rrjetet sociale Braçe shkruan

“HERONJTË JANË TË KOMBIT! TREGTARËT NUK KANË PËR TA KUPTUAR KURRË KËTË!

KËTA JANË ANGLEZËT, ATA QË SHPIKËN FUTBOLLIN! SHIHNI SI I NDERUAN ATA

HERONJTË E TYRE, DJE, NE ÇDO STADIUM FUTBOLLI, NË TË GJITHË ANGLINË!

Po e nis ditën me një leksion britanik, i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku në një emision futbolli, injoraca epike shkëlqeu edhe një herë si përherë!

Arroganca e privates qe po mund kombin, mund të tregtojë gjithçka, por minimalisht duhet ta qepë gojën;

Të mos ngrejë në qiell kultin e parasë, si vlerë të re të kombit, të mos fyejë në emër të kultit të parasë, heronjtë e kombit! Është e tepërt që unë të pres nga Presidenti i FSHF të dijë se kush është Qemal Stafa;

Jam i bindur që ai e di thjeshtë stadium! Stadiumin e vjetër që e ka zëvendësuar me stadiumin e ri, të cilit, Ai, Presidenti i gjithëpushtetshëm i vë dhe emrin tim nëse une i paguaj paratë, 650 mijë euro!!!! E kuptoni se cila është mendesia e këtij Presidenti dhe haurit që ai drejton?! Mos kërkoni vlera tek këta, as morale, as kombëtare, as sportive, zero, zero, zero, e tregon futbolli i këtyre;

Paraja për ta është heroina e re e kombit! Ke para, e meriton stadiumin, ke para, e meriton edhe emrin në stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR!

Po ngjitem në fillim edhe një herë; Imagjinoni të drejtonin këta në Angli!

Ça është kjo mo lla, ça ceremonie duan këta para ndeshjes? Na duhet ai minuti për reklama mo lla, lekë lekë, ça guerrilsi e guerilsash duan këta të nderojmë ne-do keshillonte gazetari i tij i paditur;

Ça është kjo President, ç’është ky emër Qemal Stafa që kerkojnë këta?;

Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne; Lekë lekë, duam lekë se ata kanë lekë, ne nuk kemi lekë-do këshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur.

Ky është sistemi i vlerave që kanë, asgjë më shumë se kaq; E kanë të tyren, Federatën, Kombëtaren, pastaj Stadiumin, Garën, Arbitrin, Topin, madje dhe fituesin, kupën, madje madje edhe rezultatin,

magjistarë-doni tu bëjnë fitues, ju bëjnë, doni humbës, ju bëjnë prapë!

E dini përse? Për para, para, para! Si ato 8 milion eurot për të bërë zyra! Keni të drejtë;

Çlidhje keni ju me Qemal Stafën?! Ju nuk e meritoni Qemal Stafën!!”,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH