Aktualitet

Emri/ I kërkonte lidhje intime koleges dhe e kërcënonte, kapet i riu

Shkruar nga Liberale
Emri/ I kërkonte lidhje intime koleges dhe e kërcënonte, kapet i

Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia pasi akuzohej për "përdorimi me keqdashje të thirrjeve telefonike".

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Sadik Sejdinaj i cili në mënyrë të përsëritur ka kercenuar me mesazhe në telefon një vajzë me inicialet A.T.

Kjo e fundit e ka denoncuar atë në polici dhe në dëshminë që ka dhënë ka thënë se i riu të cilin e kishte koleg i kërkonte asaj mundësi për t'u lidhur bashkë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH