Aktualitet

Emri/ I gjetën në banesë në Britani kanabis me vlerë 200 mijë paund, arrestohet 31 vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale
Emri/ I gjetën në banesë në Britani kanabis me vlerë

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi në 27 shtator, policia gjeti mbi 100 bimë kanabis, që kultivoheshin në tre dhomat e një banese në Thirlëell Road, Heeley.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i policisë në South Yorkshire deklaroi se, Erjon Briskaj, emigrant ilegal u arrestua dhe pasi të ketë kryer dënimin e tij në paraburgim do të deportohet sërish në Shqipëri.

Sipas policisë, bimët vlerësohen të kenë një vlerë rruge prej afro 200,000 £. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH