Aktualitet

Emri/ Humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi 35-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Emri/ Humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi 35-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë.

Mjeti me të cilin udhëtonte, një “Volkswagen” ka dalë nga rruga e për pasojë ka marrë plagë të rënda shoferi Gersi Nikolli, duke humbur edhe jetën.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH