Aktualitet

Nënë e dy fëmijëve, kush është 35 vjeçarja shqiptare që u vra me armë zjarri nga bashkëshorti dhe u la në mes të rrugës

Shkruar nga Liberale
Nënë e dy fëmijëve, kush është 35 vjeçarja

Ngjarja ndodhi në Castelfiorentino (Firence) ku një 35-vjeçare shqiptare u qëllua për vdekje në rrugë.

Bashkëshorti, i cili prej disa kohësh nuk jetonte me viktimën, është larguar dhe po kërkohet nga policia.

Çifti ishte në proces divorci.

Klodiana Vefa, nënë e dy fëmijëve, u vra me armë zjarri në “Via Galvani”, një rrugë urbane por periferike e qytetit.

Ngjarja siç konfirmon policia italiane, raporton Liberale.al, ndodhi rreth orës 20:00 të së enjtes në mbrëmje, disa njerëz dëgjuan zhurmën e të shtënave që shpërthyen në rrugë dhe thirrën policinë. Kërkimet për burrin e gruas po zhvillohen në të gjithë zonën ku besohet se fshihet në Val d'Elsa, midis Poggibonsi, Sienës, Empolit, në provincat e Firences. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH